Artisti i ‘Authentic Entertainment’ përpos investimit të madh në muzikë shijon edhe pushime luksoze. Capital T është gjatë gjithë kohës në udhëtime e së fundmi ishte në ishullin Koh Samui në Tajlandë.
Nga ky ishull Trimi postoi fotografi të shumta në të cilat shihej vetëm reperi.
Ajo që zgjon pikëpyetje është se “kush e shoqëroi” Capital T në pushime. Në asnjë imazh nuk shihet me dikë tjetër e po ashtu në deklarata për jetën private tregohet hermetik.
Nuk dihet akoma nëse reperi ka filluar një lidhje të re romantike.