Së fundmi, Beatrix Ramosaj ka ndarë biseda dhe ka bërë paralajmërime mbi opinionisten e BBV, Balina Bodinaku duke thënë se ka ardhur koha t’i dalë Zot vetes.
Në bisedat e ndarë me Balinën, kjo e fundit shihet t’i ketë thënë dikujt (me gjasë nga rrethi i Beatrix) se një e njohur e saj që punon në agjenci udhëtimesh i ka thënë që Trixa është me “pushime me të dashurin, se i ka prerë biletat”.
“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash. Por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti me vërteton që instinktin e kam pasur të saktë. Sa herë me ke sulmuar brenda shtëpisë e ke pasur personale. Mesa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qafë prandaj do të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore” – është shprehur Trixa.
Pas publikimit të bisedës, që u konfirmua edhe nga Balina se ishte llogaria e saj, opinionistja thotë se i është shkelur privatësia.
“Eshte gjeja me absurde qe me ka ndodhur keto kohe. Akuzat per perbaltje te imazhit dhe perdorim te komunikimeve personale, me takojne mua. Ky eshte nje komunikim nga Instagrami im personal me nje person qe mendoja se e njihja, por ne fakt ishte nje account fallco (as me Beatrix, sic eshte kuptuar nga disa). Nuk eshte nje komunikim publik; publik zgjodhen ta bejne kushdo qe shkeli ligjin duke shkelur privatesine e komunikimit tim. Per me teper, aty nuk ka asnje deklarate ku une te pretendoj cfare eshte e vertete, apo jo. Kush deshiron ta shohe, e sheh. Kush deshiron ta perdore, do e perdore gjithsesi. Ne kete pike jam une qe me eshte prekur privatesia P.S. eshte komunikim personal dhe si I tille nuk ka asnje lidhje me produksionin”, shkruan ajo në reagimin e saj në Instagram. /Prive.al