Nuk duhet ta humbisni se si Tayna dhe Sellma argëtohen së bashku

By

Mund të mendoni se Tayna është e zonja vetëm në rep. Por këtu gaboheni!

Tayna sfidon veten dhe në grim, dhe ka guximin ta provojë në njërën prej personazheve më me emër në Kosovë si artiste e grimit.

Gjatë një dite Tayna dhe Sellma u bënë bashkë për të bërë pak qejf gocash.

Kësaj here Sellma nuk morri përsipër të bëjë dikë të ndihet bukur, por ishte Tayna ajo që po grimon atë.

Në një video që Sellma postoi në llogarinë e saj në Instagram, shihen dyshja duke u argëtuar me njëra tjetër – ose më mirë duke ja plasur të qeshurës.

Pasi Tayna me plot humor përfundon grimin e Sellmës, ajo ndahet çuditërisht e kënaqur.

Si duket Tayna ja thotë edhe për grim, edhe pse në fund të videos pohon se ‘Zoti nuk t’i jep krejt”.

Ndiqeni videon e dyshes këtu /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm