Në mbrëmjen finale të Këngës Magjike, reperi kosovar MC Kresha ndonëse ishte pjesëmarrës, nuk votoi për kolegët e tij.
Këtë punë e bëri Fifi, me të cilin ai kësaj here garoi në festival me këngën “Psikopatja Jote”, duke e marrë vendin e tretë.
I ftuar mbrëmë në Nd’rrimin e Natës, Kresha ka treguar edhe pse nuk ka votuar për kolegët pjesëmarrës në Këngën Magjike.
“Arsyeja pse s’kam votuar është se ne e dimë se si shkojnë votimet në Këngën Magjike. Personalisht s’kam dashur të jap pikë. Kënga ka qenë e Fifit dhe unë kam qenë mysafir”, ka thënë Kresha.