Konfirmohet: ‘Nallane 3’ po vjen me një artiste të tretë krah Florit e Dj Vicky-t

By

Vetëm dy ditë më parë, një fotografi e Flori Mumajesit dhe Arilena Arës dha sinjalin e parë mbi një bashkëpunim të mundshëm në planin muzikor për këtë verë.

E pa vonuar shumë, detajet e hollësishme janë bërë të ditura nga vetë Mumajesi

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka konfirmuar bashkëpunimin në ‘Nallane 3’ ku atij dhe Dj Vicky-t do t’i shtohet Arilena Ara si artiste e tretë.

Kënga që vjen në një interval kohor mjaft më të shkurtër pas versionit të dytë, krahasuar me diferencën mes ‘Nallane 1’ dhe ‘Nallane 2’ nuk ka akoma një datë publikimi por mendohet se do publikohet shpejt, tashmë kur videoklipi i thjeshtë në veturë ka përfunduar së xhiruari.

Se a do jetë kjo këngë hit i kësaj vere në listën e krijimeve muzikore të shumta që garojnë për këtë epitet, mbetet të dëshmohet me kohën. Numërimi për ‘Nallane 3’ fillon… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm