Mbresa: Shpresoj që kushdo që ma bëri pyetjen ta gjejë paqen me veten

By

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm Prime të Big Brother VIP Kosova, Mbresa ka folur pak rreth pyetjes së rëndë të bërë në darkën e të nominuarve.

Edhe kësaj radhe, Mbresa ka folur me qetësi rreth kësaj teme goxha sensitive, ndërsa për personin që ia ka shtruar pyetjen në fjalë, ajo e ka një këshillë.

“Ndoshta kam gabuar që nuk kam kërkuar leje nga prindërit, por se kam ditur që vjen puna aty. Por, e di se janë të kuptueshëm, edhe pasi mami erdhi këtu, në sytë e saj e kam parë që ka qenë ‘okej’ me vendimin tim për ta ndarë historinë”, ka thënë Mbresa.

“Me përdorë të tilla raste që për mua janë nën brez është e padrejtë, por shpresoj që kushdo që e ka bërë, të gjejë paqe me veten”, ka shtuar ajo pos tjerash.

Artikuj të ngjashëm