Mbi pritshmëritë: Publiku befason Butrintin pas publikimit të ‘M’ke rrejt’

By

Dje, këngëtari shumë i dashur Butrint Imeri publikoi këngën e tij më të re.

Këtë radhë, Butrinti erdhi solo në projektin e titulluar ‘M’ke rrejt’ që grumbulloi një numër të madh shikimesh në Youtube në vetëm pak orë.

E brenda periudhës së shkurtër, kënga duket të jetë shndërruar në refrenin e preferuar të publikut.

Me këtë detaj ka mbetur i befasuar edhe vetë këngëtari i cili në rrjete sociale ka ndarë një video nga koncerti i mbrëmshëm ku publiku këndon në sinkron të plotë tekstin e ‘M’ke rrejt’.

‘Se kom pritë që për vetëm kaq pak orë nga publikimi i keni me këndu kaq shumë këngën e re’ – është shprehur Butrinti në videon e postuar e cila dëshmon më së miri suksesin e menjëhershëm të këngës.

Kështu është kur realizon këngë të mira. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm