Ky është dekori i ambientit ku po zhvillohet dasma e Kreshës dhe Erzinës (FOTO)

By

MC Kresha po i jep sonte fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Erzina Shehun, vajzën që i mori zemrën që në takimin e parë.

Siç është bërë e ditur, ceremonia po zhvillohet në një prej restoranteve të kryeqytetit dhe është paraparë në një format të darkës me rrethin e ngushtë të familjarëve dhe miqve.

Prive.al solli fotografinë e parë të Erzinës në fustanin e bardhë (KLIKO KËTU PËR LAJMIN) dhe tashmë po iu zbulojmë edhe dekorin.

E verdha dominon në ambientin tejet të ngrohtë e festiv të kuruar deri në detaje nga GrandDecor, kompania të cilës duken t’i kenë besuar çifti.

Teksa shohim këto pamje përrallore të ambientit ku zhvillohet dasma është vetëm një gjë që na vjen ndërmend – kush ka thënë që dasmat në dimër nuk kanë hijeshi sepse kjo duket të mos qëndrojë? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm