Mbështetja, stërvitja dhe gjumi mbrojnë shëndetin mendor të adoleshentëve gjatë pandemisë

By

Mbështetja nga familja dhe miqtë, së bashku me stërvitjen dhe gjumin e mjaftueshëm, kanë ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit mendor të adoleshentëve gjatë pandemisë, tregon një studim i ri.

Studimi zbuloi gjithashtu se vajzat adoleshente kanë pasur më shumë gjasa se djemtë të vuajnë nga shqetësime mendore gjatë pandemisë.

Për studimin, studiuesit analizuan të dhënat e mbledhura nga më shumë se tre mijë pjesëmarrës, të moshës 11 deri në 14 vjeç, në studimin Adoleshent Brain Cognitive Development (ABCD), studimi më i madh afatgjatë i zhvillimit të trurit dhe shëndetit të fëmijëve i kryer ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara,- para dhe gjatë muajve të parë të pandemisë.

Faktorët që lidhen më fort me mbrojtjen e adoleshentëve kundër stresit, ankthit dhe depresionit ishin marrëdhëniet pozitive (të tilla si të folurit për planet për ditën e ardhshme me prindërit ose pjesëmarrja në aktivitete familjare) dhe sjelljet e shëndetshme, duke përfshirë aktivitetin fizik dhe gjumin adekuat.

Vajzat dhe adoleshentët që kishin probleme ekzistuese të shëndetit mendor ose gjumit kur filloi pandemia ishin veçanërisht të prekshme ndaj efekteve të shëndetit mendor të pandemisë.

“Adoleshenca e hershme është një kohë kur të rinjtë tashmë po përjetojnë ndryshime të shpejta fizikisht, emocionalisht dhe socialisht, dhe pandemia e COVID-19 ka shkaktuar ndërprerje të jashtëzakonshme në këtë fazë të ndjeshme të jetës”, tha Dr. Nora Volkow, drejtoreshë e Institutit Kombëtar të ShBA-së.

“Ky studim na ndihmon të kuptojmë se si faktorët e stilit të jetesës ndikojnë në shëndetin mendor dhe mirëqenien e adoleshentëve dhe mund të informojë zhvillimin e ndërhyrjeve për të mbrojtur të rinjtë gjatë një stresi të madh jetësor. Kjo është e rëndësishme tani, pasi ne vazhdojmë të përballemi me pandemisë, dhe gjithashtu në përgjigjen e ardhshme të krizave në nivel lokal ose kombëtar”, shtoi Volkow në një njoftim për lajmet e NIDA.

Artikuj të ngjashëm