Si e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ajo doli të jetë këngëtarja më e suksesshme, pasi arriti të dëgjohet edhe në botë.
Era Istrefi, pati “boom-in” e saj ndërkombëtar me këngën “Bon Bon”, e më pas erdhi me “Redrum” dhe me “No I love Yous”, një këngë e sjellë në bashkëpunim me reperin French Montana.
Istrefi la Prishtinën e Shtetet e Bashkuara për të punuar në Londër, e të premten që lamë pas, solli vetëm në audio këngën e saj të re, “Origami”.
E pas këtyre projekteve, Era Istrefi është e sigurt që koha e saj po vjen.
Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një fotografi interesante me një mbishkrim premtues.
“P’e nij që ai momenti po vjen”, ka shkruar Era!