‘Martesa’, filmi i regjisores Blerta Zeqiri është ndër më të diskutuarit në vend tash e disa javë, e kjo edhe për faktin se trajton një temë pothuajse tabu në vend.
Historia e dashurisë mes dy meshkujve e ndaluar në një shoqëri kontradiktore është fabula e këtij projekti kinematografik.
“Martesa” pati premierën botërore para disa javëve, teksa tani kanë ardhur vlerësimet e para.
Federata ndërkombëtare e kritikëve të filmit i kanë dhënë çmimin e kritikës filmit ‘Martesa’.
Përtej kësaj, priten edhe triumfe tjera në festivale internacionale./Prive.al