Manifesta falënderon të gjithë pjesëmarrësit për eksperiencën në Prishtinë

By

Bienalja Manifesta i ka falënderuar të gjithë pjesmarrësit për edicionin e saj të 14-të të mbajtur në Prishtinë.

Sipas saj, nata përmbyllëse në Fabrikën e Tullave ishte magjike dhe ishte mënyra e përkryer për të përmbyllur këto 100 ditë spektakolare, transmeton Klan Kosova.

“Të dielën festuam mbylljen e Manifesta 14 në Fabrikën e Tullave! Nata ishte magjike dhe ishte mënyra e përkryer për të përmbyllur këto 100 ditë spektakolare”.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, ndërmjetësuesit, partnerët, sponsorët dhe ekipin e mrekullueshëm të Manifesta 14 që mundësuan këtë eksperiencë”.

“Falënderojmë grupin e jashtëzakonshëm Saz’iso për performancën e tyre të shkëlqyer e bashkë me ta kërcyem e kënduam gjithë mbrëmjen”.

“Një falënderim i madh i shkon njerëzve të mrekullueshëm të Prishtinës që e bënë këtë natë të paharrueshme”.

Artikuj të ngjashëm