Që me fillim ky vogëlush po i shijon rrobat firmato.
Sigurisht, babai i tij qëndron mirë materialisht dhe dhuratat për të kanë çmime të larta.
Roan që erdhi në jetë para pak ditësh si fryt i lidhjes së bukuroshes Majlinda Zeka me reperin Kastriot Rexha, po u fal prindërve momente shumë të bukura.
Majk që në fillim hezitonte ta pranonte publikisht se djali ishte i tiji, tani s’po ka të ndalur me postime për të në rrjetet sociale.
Të mërkurën ai publikoi fotografinë e parë të të birit e po ashtu edhe dhuratën që i kishte bërë, ndërsa tash, ka publikuar një tjetër imazh me një tjetër dhuratë.
Janë një palë atlete të markës Nike të serisë Jordan me ngjyrë të kuqe, e po ashtu edhe një palë rroba të po të njëjtës firmë, që Majk ka blerë për Roanin.
Prive po ashtu ka zbuluar se në spital, Roan është regjistruar me mbiemrin e së ëmës Zeka dhe jo me atë të babait Rexha.
Nga fotografitë që janë publikuar, duket qartë se Majlinda dhe Majku po kalojnë kohë bashkë ngase kanë publikuar të dy të njëjtat imazhe. /Prive.al