E konfirmon produksioni, Einxhel vendos rekord historik në Big Brother në të gjithë botën!

By

Pas plot 136 ditësh, Big Brother VIP po mbaron.

Sonte mbahet finalja e madhe e këtij edicioni të parë me fytyra publike dhe në luftë për 100 mijë euro janë: Donaldi, Iliri, Einxhel e Beniada.

Këta katër banorë kanë arritur të shkojnë deri në ditën e fundit, që është sot, me lojën e tyre të cilën e kanë zgjedhur si strategji për të kapur çmimin e madh.

Ndërkohë, Einxhel Shkira është ajo që vendosi një rekord historik dhe këtë e konfirmoi edhe Arbana gjatë lidhjes me shtëpinë nga studio.

Einxhel Shkira është konkurrentja e nominuar më shumë në historinë e “Big Brother” në të gjithë botën, në këtë format.

Gjatë rrugëtimit të saj, ajo ka dalë 19 herë në nominim duke lënë pas kështu edhe një emër të famshëm të “Big Brother America”, Janelle Pierzina, e cila ka qenë në nominim 12 herë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm