Gold AG thumbon reperët me dy fjalë!

By

Paralajmëroi se po sjellë një këngë të re.

Pro vetëm me kaq nuk është ndalur reperi nga Lugina e Preshevës i njohur si Gold AG.

Ai ka shkruar se do të sjellë hit, dhe jo disa rreshta përsëritës siç bëjnë kolegët e tij që merren me rep.

“Reperat e sotëm dy fjalë i përsëritin dhe e shkruajnë ‘coming soon’. Fansa priteni hitin”, janë fjalët që Gold AG ka shkruar duke thumbuar reperët, përmes një publikimi që ka bërë në Instastory.

Nuk ka dhënë të tjera sinjale se kujt saktësisht ia lëshon këtë “diss” reperi, por mbetet të shihet nëse do i përgjigjet dikush.

Ndërsa, për datën e publikimit të këngës nuk ka thënë asgjë, por ditë më parë pati deklaruar se me fillimin e muajit të Ramazanit nuk do mbajë asnjë koncert përveç atyre humanitare, ku kërkohet pjesëmarrja e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm