Madonna shpërndan informacione fals: Instagrami censuron postimin e saj

By

Llogaria e Madonna’s në Instagram është kritikuar për përhapje të teorive konspirative për Covid-19.

Këngëtarja ka shprëndarë një video konspirative, që poashtu është promovuar edhe nga presidenti Trump.

Sipas kësaj teorie, vaksina për Covid-19 është zbuluar mirëpo po fshihet për shkak se “të pasurit po tentojnë të bëhen më të pasur.”

Instagrami e ka mjegulluar këtë video dhe ka shënuar se është “informatë e pavërtetë.”

Videoja është fshirë nga Instagrami i Madonnës, por para kësaj shumë shumë ndjekës protestuan dhe e kritikuan.

Mes tyre ishte edhe këngëtarja Annie Lennox, e cila tha: “Kjo është e tmerrshme!!! Nuk mund të besoj që po e përkrah këtë lajthitje të rrezikshme. Shpresoj që llogaria jote është hakuar dhe ti do të dalësh së shpejti me ndonjë shpjegim.

Burimi: USA Today

Artikuj të ngjashëm