Fatmir Spahiu për vonesën e vaksinave: “Është mirë ne me i dhënë zor secili për veti, kush kah të mundet”

By

Aktori, Fatmir Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku prek temën e vonesës së vaksinave në Kosovë.

Kosova është vonuar në sigurimin e vaksinave, dhe si rrjedhojë vetëm një numër i vogël i njerëzve kanë arritur të vaksinohen kundër virusit vdekjeprurës.

Me anë të një postimi të gjatë, Bufi ka marrë shembull shtetet e rajonit lidhur me vaksinat, ndërsa thotë se është mirë që secili qytetar t’ia mësyjë ta marrë vaksinën kudo që mundet.

“Po shihet që vaksina në Kosovë është shumë e vonuar. I tërë rajoni është para nesh. Mos të flasim për Serbinë që ka nisur të bëjë edhe turizëm shëndetësor, e ku oferta brenda saj ka edhe vaksinën Pfizer. Duke e parë që vaksinimi në masë në Kosovë është punë e largët, është mirë ne me i dhënë zor secili për veti, kush kah të mundet. Vdekja e personave të ri në moshë është shqetësuese. Edhe pse unë dhe familja ime e kemi kaluar një herë, me dëshirë do ta merrja vaksinën kudo”, ka shkruar Spahiu në Facebook. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm