Lule Mustafa apo më e vogla e motrave Mustafa sapo ka përfunduar këngën e saj të re, e cila është punuar në studion e këngëtarit Adrian Gaxha në Shkup.
Bëhet fjalë për një projekt me shumë ritëm por tekst të zakonshëm dashurie.
Klipi është punuar nga Entermedia, në malet e Kosovës me një pamje mjaft të bukur të ambientit dimëror.
Këngëtarja ka ndryshuar edhe pamjen në klipin e saj të ri.