Leonora e Gold AG shumë produktiv këtë vit! (Video)

By

“Pushkë e çifteli” bëri bashkë në muzikë këngëtaren Leonora Jakupin e Gold Ag. Kjo këngë erdhi në festën më të madhe të Kosovës e që po pëlqehet shumë.

Ky është bashkëpunimi i parë i tyre por nëse do të kenë materiale të reja që i përshtaten të dyve nuk e mohojnë një këngë të dytë.

Por deri atëherë ka kohë e Leonora ka filluar punë për albumin e saj që në fakt është afër finalizimit dhe do të përmbaj diku nëntë këngë.

E ndërkaq Gold AG në muajin mars do të publikoj duetin me Shyhrete Behlulin që mban emrin ‘Dashnia e nanës’.

Përpos kësaj do të ketë edhe duete të tjera si me Medën, Afrim Muçiqin e shumë të tjerë.

Artikuj të ngjashëm