Mbrëmja e së dielës në HBO, ishte më e përgjakshmja ndonjëherë.
Ishte episodi më brutal që mund t’ua kenë parë sytë…
Personazhet e serialit më të ndjekur të të gjitha kohërave, Game of Thrones, u përfshinë në një betejë e cila rezultoi me shkatërrimin e qytetit mbretëror, apo Red Keep.
![Image result for game of thrones 8 episode 5](https://media.vanityfair.com/photos/5cd8e6b01d6b8739f44c2e58/master/pass/game-of-thrones-season-8-episode-5-recap-1.jpg)
Daenerys nisi luftën kundër Cerceit, duke e marrë dhunshëm atë që ajo mendon se i takonte, Fronin e Hekurt, edhepse iu desh t’i digjte të gjallë të gjithë banorët e qytetit.
Me mijëra njerëz humbën jetën…
Me dragoin e saj, ajo i vu flakën të tërë qytetit, dhe vrau edhe disa nga figurat kyçe të serialit dhe personazhi i preferuar i shumëkujt, humbi jetën mbrëmë.
Përfshirë Cercein dhe Jamie Lannister, vdiqën edhe Lord Varyes.
Pavarësisht se qyteti dorëzohet, Daenerys vazhdon hakmarrjen e saj e zemëruar me të gjithë, përfshirë Jon Snow, për të cilin mendon se e tradhtoi duke ua treguar të tjerëve identitetin e tij.
E etur për pushtet ajo nuk la askënd të shpëtojë, përveç sigurisht Aryas, Jon Snoë dhe Tyrion, të cilët janë mjeshtër të të mbeturit gjallë edhe në luftërat me dragonj . /Prive.al
![Image result for game of thrones 8 episode 5](https://thumbor.forbes.com/thumbor/960x0/https%3A%2F%2Fblogs-images.forbes.com%2Ferikkain%2Ffiles%2F2019%2F05%2FScreenshot-845.jpg)