Zbulohet mega investimi i ri i Adrian Gaxhës (VIDEO)

By

Këngëtari Adrian Gaxha duket se paralelisht me muzikën po konsolidon një tjetër biznes.

Kushdo që e ndjek këngëtari në rrjete sociale, ka parë që kohët e fundit ai është angazhuar vetë në ndërtim.

Mediat raportuan se bëhet fjalë për shtëpinë e re të Gaxhës mirëpo kjo nuk qëndron.

Mësohet se Adrian Gaxha shumë shpejt do të hapë restorantin e tij në Shkup. Një investim i madh, shtrirë në sipërfaqe të madhe, i nisur tash e një kohë do të kurorëzohet shumë shpejt me hapjen e lokalit.

Adriani, që gjithë këtë plan e ka mbajtur në heshtje për kohë të gjatë, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat maqedonase nga restoranti ku shprehet se hapja do të bëhet verës, në muajin Korrik.

Pamjet nga investimi më i ri i këngëtarit, në videon më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm