Luana Vjollca, e rrethuar nga shumë dashuri! (VIDEO)

By

Duket se iniciativa e kahmotshme e reperit nga Shqipëria, Noizyt për më shumë vëmendje drejtuar jetimëve po ndiqet edhe nga emra të tjerë.

Në kohën kur Shqipëria është përfshirë në një varg skandalesh për abuzime fizike e seksuale të fëmijëve nëpër jetimore, prezantuesja Luana Vjollca ka gjetur kohë që të vegjëlve t’iu ofroj dashuri.

Ajo sot ka kaluar pasditen në shtëpinë e fëmijëve Zyber Halulli ku e rrethuar nga shumë dashuri prej fëmijëve ka marrë një kujtim të çmuar.

Definitivisht, gjest për t’u komplimentuar sidomos kur merret parasysh se nuk ndodh për herë të parë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm