Media italiane publikon momentin e arrestimit të Elsa Lilës

By

Sot u bë e ditur se në Itali është arrestuar këngëtarja e njohur Elsa Lila.

“Mes të arrestuarve është dhe një këngëtare shumë e njohur në vendlindjen e saj dhe boksieri Petrit Bardhi, tashmë i përfshirë në një tjetër operacion”, shkruan La Republica.

Operacioni i antidrogës, u zhvillua sot në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzohen për trafik droge.

“Corriere della Città” ka publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimeve që janë kryer.

Në operacionin e kryer, janë sekuestruar gjithsej 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.

Sipas “Corriera della Citta“, bëhet e ditur se këngëtarja shqiptare, Elsa Lila kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë e grupit.

Aktualisht është në kërkim një tjetër shtetas shqiptar, i cili ka pasur rolin kyç në gjithë këtë organizim./Prive.al

Artikuj të ngjashëm