Si e ftuar në Top Channel për të shpalosur më shumë rreth projekteve tëreja në televizion dhe muzikë, bukuroshja Luana Vjollca nuk shpëtoi pa u pyetur pak në lidhje me jetën private.
Risitë nga sfera e dashurisë u shtruan si çështje por nëse mendoni se Luana është mjaftuar me një refuzim gaboheni.
Ajo është çuar nga vendi ku ishte ulur drejt gazetarit që i bëri pyetjen teksa me ngjitës i ka mbyllur gojën nga njëri vesh tek tjetri.
Duket se nga Luana është me të vërtetë vështirë të nxjerrësh diçka nga jeta private. /prive.al/