Ardian Bujupi ndan përfundimisht rrugët me..

By

Për vite të tëra, krahas emrit të Ardian Bujupit i pandarë ka qenë edhe ai i menaxherit Egzon Krasniqi.

Mirëpo edhe kjo gjë i përket tashmë të kaluarës.

Pas shumë viteve bashkë, dy djemtë nga sot i kanë ndarë rrugët.

Lajmin e ka bërë të ditur tashmë ish menaxheri Egzon Krasniqi përmes një postimi ku bën me dije mes rreshtash që me Ardianin është ndarë shumë mirë.

‘Ju njoftoj te gjithve qe nga sot nuk do te jem menaxher i Ardian Bujupit.
Vlla kaluam shum vite se bashku te miren te keqen e ndam se bashku te deshiroj shum suksese te metjeshme sepse e meriton. Faleminderit te gjithve qe me perkrahen ne ket drejtim dhe me besuan per qdo organizim’ – ka deklaruar mes tjerash Krasniqi.

Ndarja artistike mes dy emrave ka qenë megjithatë e beftë dhe e papritur. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm