Luana 15 vjeç: Shumë e ‘egër’

By

Si një prej prezantueseve më seksi shqiptare, Luana Vjollca jo rrallë herë ka zënë vend në shtypin rozë për pamjen e saj, respektivisht ndryshimet ndër vite.

Operacionet e supozuara plastike, evoluimi drastik në stil dhe fotot që shfaqnin një tjetër Luanë e kanë shoqëruar bukuroshen shpesh ndër vite.

Por, nëse mendoni se rikthimi në kohë përbën ‘makth’ për Luanën, gaboheni!

Prezantuesja e njohur shpesh duke u ndjerë nostalgjike ‘lundron’ nëpër arkivë duke ndarë imazhe të ndryshme me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Të fundit kanë qenë ato të serisë së fotove në sfilatën e parë të saj si 15 vjeç ku dorën në zemër nuk është se dallon shumë nga Luana e tanishme.

Duke bërë pak shaka me veten para rreth një dekade, prezantuesja e njohur ka deklaruar se atëbotë kur sfilonte me veshjet e Joni Peçit ishte shumë e ‘egër’.  /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm