Tmerrohet Vesa Luma, ja nga çfarë (FOTO)

By

Një fotografi që po qarkullon nëpër internet, është bërë shkak që këngëtarja Vesa Luma, të shpërthejë me reagime në rrjete sociale.

Fjala është për një imazh nga një festë shqiptare, ku nusja që posa i ka dhënë jetë një fëmijë, ka organizuar babinën tradicionale, në të cilën ajo ka shkuar në restorant me shtrat.

Por një akt i tillë, ku gruaja është shtrirë me beben në dorë në mes të sallës ku zhvillohej festa, e ka tmerruar këngëtaren Luma, e cila ka reaguar përmes profilit të saj në Instagram.

“Tmerr. Deri kush shqiptarët me shku vec mbrapa? Paska lindur nusja (sigurisht djalë) e ia paskan sjellë krevatin në restorant”, ka shkruar Vesa. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm