Vizita sot në Tiranë i la përshtypje sekretarit amerikan të shtetit sidomos për interierin e ndërtesës së kryeministrisë.
Zyrja e Edi Ramës e personalizuar me piktura të kryeministrit u raportua nga mediat si moment interesant i vizitës.
Por një tjetër çast që është kapur nga fotografët është e qeshura e John Kerryt kur pa në koridoret e ndërtesës një fanellë të kombëtares që shënon momentin historik të kualifikimeve për Euro 2016.
E kjo nuk ka kaluar pa një koment nga kapiteni i kombëtares, Lorik Cana që ka shpërndarë foton nën përshkrimin: Kemi një tifoz më shumë për Euro 2016. /Prive.al/