Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Medias ka qenë në vëmendje të madhe të mediave së fundmi.
Është përfolur për një ndarje me të dashurin e saj shumëvjeçar, Vis Bajraktari.
Nisur nga fakti që vetë protagonistët nuk kanë folur ndonjëherë për raportin, nuk kishte se si të reagonin për raportimet e ndarjes.
Sidoqoftë, një varg postimesh të Lorit si mesazhe të koduara, po rikthejnë vëmendjen tek ky zhvillim.
Në një foto në shezlon teksa bën atë që di më së miri – të pushojë në resorte luksoze, trashëgimtarja shprehet: “Do doja të ishte këtu”.
Për kë mund ta ketë vallë? /Prive.al