Komentin e Miriam Canit mbi Era Istrefin nuk duhet ta humbisni

By

Suksesi i Era Istrefit dikujt mund të mos i ketë pëlqyer por në shumicë, ndjenja e krenarisë ka qenë ajo që ka pasuar për vajzën e cila nga Prishtina u njoh në mbarë botën.

Të shumtë kanë qenë edhe artistët që kanë shprehur përkrahjen mbi yllin në ngjitje por pa dyshim, komenti i Miriam Canit është prej më të veçantëve.

Këngëtarja e cila ka provuar suksesin edhe në Gjermani në fillet e karrierës me grupin ‘Preluders’ ka bërë një analizë më të thellë mbi shkaqet që e bënë Era Istrefin të mbërrijë në këtë pikë ku është tani.

‘Mendoj qe sekreti i @strefie eshte qe nuk ka bere kompromise duke ndjekur “trendet” e ketij “tregu” me “shpresen” ne “sukses”. Ajo keshtu u prezantua qe nga dita e pare ndaj dhe koha e vleresoi. Te guxosh eshte gjithmone rrezik dhe thike me dy presa por kur suksesi vjen ai eshte i vertete dhe i merituar’ – ka deklaruar Cani në postimin e bërë.

Deklarimit të Miriamit definitivisht nuk bën t’i hiqet as edhe një presje e vetme. /Prive.al/

era

Artikuj të ngjashëm