Është përfolur shumë mbi relacionin e dashurisë së këngëtarit Seven Saraqi.
Ai tash e një kohë ka qenë në një lidhje me Lorena Halitin, bukuroshen nga Kosova e cila në 2013-tën u zgjodh Miss Idaho Teen USA.
E pak kohë më parë, i pyetur mbi kriza të mundshme nga Prive ai mohoi ndarjen e cila ishte deklaruar në rrjete sociale edhe nga vetë Lorena.
‘Është pak e ftohtë si tip’ – ishte arsyetimi i këngëtarit për sjelljet në rrjete sociale.
Por, dilema mbi ndarjen më nuk ka.
Si e ftuar sonte në Wazzup me Enur Pakashticën ajo deklaroi se rrugët mes dyshes janë ndarë.
Ndiqni videon e mëposhtme për detajet e plota.