Loredana nuk ishte dakord me femrat e zhveshura në videoklipin e Mozzik!

By

Loredana, në një intervistë ekskluzive për NIN të Klan Kosova foli për herë të parë për një media shqiptare në lidhje me karrierën dhe jetën e saj personale.

E sigurisht ajo foli shumë hapur edhe për raportin e saj me ish partnerin Mozzik.

Loredana ishte ajo që bëri publik lajmin në tetor, në një postim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, se dyshja kishin ndarë rrugët.

Vetëm pas një muaji, Mozzik publikon projektin e tij “Dhelpër dinake” dhe interneti ‘vlonte’ nga aludimet se kënga i dedikohej ish-partneres së tij, Loredanës.

Videoklipi paraqet Mozzik dhe një numër femrash në rrobabanjo dhe Loredana rrëfen në instervistë pse nuk ishte dakord për një klip të tillë, për një këngë që ajo e pëlqen dhe e vlerëson shumë.

Ndiqni intervistën e plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm