Pas ripublikimit të hiteve të vjetra, NRB Band po sjellin diçka të re!

By

Para disa javësh në kanalin e tyre në YouTube, grupi i njohur NRG Band kanë ripublikuar disa nga klipet e tyre të mëparshme, që në kohën e lansimit kishin goxha shumë sukses.

Kjo është bërë për faktin që arkiva e bend-it, të jetë në një vend të vetëm.

Por jo vetëm projekte të vjetra, një i ri shumë shpejt do ti shtohet repertorit dhe kanalit të tyre.

Këto ditë, Nrg Band kanë realizuar videoklipin e këngës së re nën vulën e kompanisë ‘Bug Production’, me të cilën bashkëpunojnë tash e ca kohë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm