Mbrëmë gjithandej u dha lajmi se Linda Halimi u bë nënë de solli në jetë një vogëlushe të cilës ia la emrin Kaimana.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Edward, u bekuan me një vogëlushe dhe kjo është hera e parë që ata u bënë prindër, ndërsa Linda shtatzëninë e mbajti tërësisht të fshehur nga publiku.
Dhe menjëherë si e mori veten nga lindja e vogëlushes, këngëtarja është kujdesur që të bijës t’i krijojë një llogari personale në Instagram me emrin e saj.
Ndërsa po ashtu ka folur për herë të parë pas lindjes, duke thënë se epiteti nënë i ka dhënë një tjetër këndvështrim. /Prive.al