Fjolla Morina nis pushimet dimërore!

By

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina kohët e fundit po shihet mjaft e angazhuar në televizion duke marrë kështu pjesë në njërin prej spektakleve më të ndjekura në Shqipëri, ‘Dance with me’.

Por pavarësisht angazhimeve të shumta ajo duket se ka arritur të gjejë edhe pak kohë të lirë për të vizituar njërin prej vendeve më të mirë në Kosovë.

Fjolla përmes një postimi në Instagram tregoi se gjindet në Brezovicë duke shfrytëzuar kështu ditët me borë që kanë mbretëruar atje.

Kujtojmë se në aspektin muzikor ajo ka ngecur disi pasi që projekti i saj i fundit ‘Gangsa’ tashmë ka mbushur 6 muaj që nga lansimi i tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm