Jay Z rrëfehet sërish: Tregon historinë e pabesueshme me të bijën! (VIDEO)

By

Është një intervistë më e jashtëzakonshme se asnjëherë. Sekueneca të saj kanë filluar të qarkullojnë që tani, ndërsa bota po i sheh me vëmendje.

Reperi me famë botërore është i ftuari i radhës tek nikoqiri i famshëm David Letterman, në një shfaqje televizive të prodhohet nga Netflix.

Jay Z, pranë Latterman ka folur për të bijën e tij Blue Ivy, dhe një insert i nxjerrë nga Intervista e Latterman My Next Guest Needs No Introduction, ai flet me admirim për vogëlushen e cila e ka fituar simpatinë e tërë botës.

“Ndjehem mirënjohës për çdo ditë. Zgjohem, shoh rreth meje dhe aty janë fëmijët e mi dhe janë të shëndetshëm”, ka thënë fituesi i çmimit Grammy. “Unë dhe BLue Ivy Flasim bashkë”.

Ai insistoi të tregonte një histori me të bijën, e cila e ksihte lënë reperin të kuptojë se e kishte lënduar me mënyrën se si i është drejtuar.

“Një ditë i thashë të dilte nga makina sepse po më bënte shumë pyetje dhe ne duhej të shkonim në shkollë. Dhe pasi hyra në veturë, ajo më tha: Babi, nuk më pëlqeu mënyra se si më the të futesha në veturë. Më lëndove ndjenjat”.

“Dhe unë i thashë”, vazhdon Jay Z, “kjo është gjëja më e bukur që më ke thënë ndonjëherë”. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm