Nëse ka diçka më të rëndësishme se një grim i bukur, është që ai grim të aplikohet me brusha të cilat pastrohen rregullisht.
Nuk ka aq rëndësi brendi i brushave të grimit që përdorni sa ka rëndësi pastrimi i duhur i tyre.
Përveç baktereve, brushat grumbullojnë qeliza të vdekura të lëkurës, të cilat mund të bllokojnë poret tuaja që shkaktojnë probleme me lëkurën.
Për më tepër brushat e pastra aplikojnë më mirë grimin!
Me që jemi te grimi, Liberta po ashtu ka publikuar një video se si ajo aplikon një grim të përditshëm që është shumë natyral.
Ndiqni hapat e Libertës teksa realizon një grim shumë natyral
Liberta rekomandon që të pastroni çdo brushë grimi të paktën çdo 7 – 10 ditë, veçanërisht ato që përdorni më shpesh si brusha e fondatinës. Kurse brushat që përdorni për sy duhet të pastrohen të paktën dy herë në muaj.
Në një video që Liberta Spahiu ka publikuar në llogarinë e saj në Tiktok ajo tregon një mënyrë shumë të thjeshtë se si të pastrojmë brushat në kushte shtëpie pa ndonjë produkt të shtrenjtë.
Ndiqni videon e mëposhtme. /Prive.al
@liberta.spahiuHow to wash your make up brushes? ##fyp ##tiktokkosova ##ckean ##quarantinelife♬ original sound – liberta.spahiu