Rita Ora tregon rezultatet e trajtimit intensiv anti-celulit

By

Këngëtarja Rita Ora bën trajtime të rregullta në këmbët e saj, për t’u siguruar që të duket e tonifikuar në plazh. Ajo ka treguar që bën trajtime që kushtojnë 450 funta te Shane Cooper, një profesionist që mirret me trajtime të yjeve.

Shane thotë se “është trajtimi e vetëm që përfshin muskujt dhe yndyrën në trup me një intensitet që ka efekt si të ushtrimeve.

Kohët e fundit Rita kishte shumë mundësi të tregonte këmbët e saj pa celulit. Përpos pushimeve në Korfu, ajo ishte së fundmi në një ngjarje për bamirësi të organizuar nga LuisaViaRoma.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të tejdukshëm të mbushur me gurë të vegjël të shëndtritshëm, i cili hapet anash për të zbuluar këmbët e saj.

Burimi: DailyMail

Artikuj të ngjashëm