Prezantuesja e Prive, Liberta Spahiu dhe prezantuesi i emisionit N’drrimi i Natës, njëkohësisht edhe Drejtori i Programit të plaftormës Art Motion, Alaudin Hamiti, aktualisht gjenden me pushime në Dubai, të shoqëruar edhe nga bashkëshortja e Alaudinit, Yllka.
Ata sot kanë vizituar ‘Louvre Abu Dhabi’ – një muze i artit dhe qytetërimit, i vendosur në Abhu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Muzeu është themeluar më 8 nëntor 2017. Ai është pjesë e një marrëveshje 30 vjeçare midis qytetit të Abu Dhabi dhe qeverisë franceze.
Muzu është afërsisht 24 mijë metra katrorë, duke u bërë kështu muzeu më i madh i artit në gadishullin arab.
Më poshtë disa fotografi të Libertës dhe Alaudinit teksa kanë bërë vizitën e tyre në këtë muze./Prive.al