Disa vjet më parë ajo u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë. Deh Almeda Abazi e meritoi plotësisht atë titull meqë bukuria e saj s’do komentuar shumë.
Abazi e cila jeton në Turqi dhe është e martuar me aktorin turk Tolgahan Sayisman, bën trajtime të veçanta për lëkurën e saj, që gjithnjë është në top formë dhe rrezatim.
Tani për tani Almeda po udhëheqë spektaklin “Dancing With The Stars”, e në ndërkohë po punon për të pasur një lëkurë të bukur dhe e gjitha në kushte shtëpie.
E tëra që duhet të bëni është të përzieni pak kos me uthull molle, dhe ta aplikoni në fytyrë dhe kjo është një recetë direkt nga dora e Almeda Abazit. /Prive.al