Banorët ngacmojnë Besin, Bucin e Ganiun – tentojnë t’i detyrojnë të flasin pas penalizimit

By

Ganiu, Buci dhe Besi gjatë ‘Prime-it’ të djeshëm janë dënuar nga “Vëllai i Madh” për sharjet që kanë bërë ata.

Ata janë detyruar të lidhen me pranga me njëri-tjetrin dhe të mos flasin e asnjërin nga banorët e tjerë.

Por këtë banorët e kanë marrë si sfidë, duke i ngacmuar Besin, Ganiun dhe Bucin për të folur dhe për ta prishur dënimin që kanë.

Ndërsa Lumbardhi tentonte t’i “xiglonte”, gjë që ngjalli të qeshura mes tyre.

Kjo do t’i penalizonte edhe për një javë me të njëjtin dënim.

Për detaje më të hollësishme, ndiqni videot në linqet e mëposhtme.

Artikuj të ngjashëm