Prapaskenat për klipin e “Sekret” janë shumë qesharake dhe Ronela sapo na dha një shije

By

“Eurovision 2022” do të zhvillohet në “Pala Olimpico Arena”, në Torino, më datë 10, 12 dhe 14 maj. Shqipëria do të prezantohet me këngën “Sekret” nga Ronela Hajati.

Dhe këngëtarja po përgatitet intensivisht për përfaqësimin sa më të denjë të vendit.

Ditë më parë ajo ka lajmëruar se klipi për këngën ka pasur 5 ditë rresht xhirime në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, duke mos zbuluar as lokacionin.

Ndërkaq, për të kuptuar edhe një tjetër sekret të këngëtares – që është klipi – duhet të presim ditët e para të marsit.

Për më tepër, përvec klipit që do ta shohim në mars, këngëtarja do të lansojë edhe klipe të prapaskenave që janë shumë qesharake.

Ajo ndau një segment të shkurtër nga xhirimet dhe se si ajo nuk e mbante do të qeshurën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm