Sukses pas suksesi: “One Kiss” e Duas me Calvin Harris, kënga e javës në BBC

By

Dua Lipa sikur ka lindur me yll në ballë. Këngëtarja ishte jashtëzakonisht e suksesshme me këngët e fundit, “Neë Rules” dhe “IGDAF”, ndërsa tani i ka hapur derën një tjetër suksesi.

“One Kiss”, është kënga e re e publikuar të premten, në bashkëpunim me DJ me famë ndërkombëtare, Calvin Harris e cila ka pasur fatin e këngëve paraprake të Duas.

Majde kjo këngë është zgjedhur si kënga e javës nga një medium tejet prestigjioz si BBC.

“One Kiss është kënga e javës në BBC Radio”, ka shkruar Dua në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm