Ledri Vula tashmë e ka dëshmuar se është shumë i aftë në kërcimet në ujë (pishina apo deti).
Të njëjtën gjë e bëri edhe sot, pasi postoi një video teksa bën një kërcim rrotullues në vendin ku po pushon.
‘Vitin tjetër n’olympiadë’, e përshkroi reperi videon.
Ledri aktualisht gjendet në Greqi atje ku shkoi për disa ditë pushim pas një sezone goxha të lodhshme, por nuk e bëri të ditur nga kush po shoqërohet.
Artisti ishte IN këtë verë pas dy bashkëpunimeve shumë të suksesshme, një me Lyrical Son për ‘Princess Diana’ dhe ‘Mike’ me Elvanën dhe John.
Të dyja këto projekte arritën miliona klikime në youtube dhe i sollën reperit shumë koncerte përreth trojeve shqiptare dhe më gjerë./Prive.al