Gjykata merr vendim për Vali Corleonen

By

Vali Corleone do të dërgohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Kështu ka marrë vendim Gjykata Themelore e Gjilanit.

Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ku do të ekzaminohet dhe observohet në këtë institut.

Ai ishte arrestuar se kishte shkaktuar dhunë në familje.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me qëllim të frikësimit dhe të ankthit ka përdorur dhunë psikike ndaj babait të tij, në atë mënyrë që tek i njëjti përmes sjelljeve dhe fjalëve të tij nxit frikë, duke e kanosur me fjalë të ndryshme dhe të njëjtin duke tentuar të largoj nga shtëpia, ashtu që hynë në dhomën e prindërve ku kanë qenë duke fjetur dhe me ton të lartë dhe duke i bërtitur i kanos “i ki 24 orë me ma liru shpijën se dijë çka të gjen”, kështu i dëmtuari detyrohet të largohet nga shtëpi”.

Njoftimi i plotë nga gjykata:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit P. C., të cilën masë duhet të mbajë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe observimit në këtë Institut.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me qëllim të frikësimit dhe të ankthit ka përdorur dhunë psiqike ndaj babait të tij, në atë mënyrë që tek i njëjti përmes sjelljeve dhe fjalëve të tij nxit frikë, duke e kanosur me fjalë të ndryshme dhe të njëjtin duke tentuar të largoj nga shtëpia, ashtu që hynë në dhomën e prindërve ku kanë qenë duke fjetur dhe me ton të lartë dhe duke i bërtitur i kanos “i ki 24 orë me ma liru shpijën se dijë çka të gjen”, kështu i dëmtuari detyrohet të largohet nga shtëpi.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë në familje, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Artikuj të ngjashëm