Jo më kot konsiderohet si një prej reperëve më të pëlqyer shqiptar!
Këtë epitet, Ledri Vula e vulosi sërish me projektin e ri të titulluar ‘U harrum’.
Reperi eksperimentoi jo pak në këtë krijim muzikor duke ardhur më ndryshe në zhanër e ritëm por duket që risitë kanë qenë të qëlluara.
Kur kanë kaluar 24 orë nga publikimi i ‘U harrum’, kënga tashmë nuk ka dilema që është një hit.
Shumë komplimente, shpërndarje nga fansat në rrjete sociale e madje edhe përkrahje prej kolegëve përcollën projektin që si sukses tashmë ka pasqyrë edhe numrin e klikimeve në Youtube.
Në një rast të paprecedentë për këngë shqip kohëve të fundit, Ledri ka tejkaluar shifrën e 800.000 shikimeve të verifikuara teksa duket që pa mbushur ditën e dytë të lançimit, ‘U harrum’ vetëm sa do kapë milionin e parë.
Ndryshe, ky projekt është konsideruar vetëm si një lloj parapërgatitje për shumë hite që presin të zënë vend në verën e 2017-tës. Me ritmin e dëshmuar, duket që edhe ky sezon do t’i takoj Ledrit… /Prive.al/