Liberta Spahiu dhe Alaudin Hamiti rikthehen në destinacionin e ëndrrave për pushime!

By

Greqia sapo është hapur për turistë, dhe Liberta Spahiu bashkë me Alaudin Hamitin nuk humbën aspak kohë që të udhëtonin drejt bregdetit të bukur.

Ata zgjodhën të kalonin disa ditë pushimi në Mykonos, prej nga edhe publikuan pamjet e para.

Alaudini na prezantoi pak me hotelin ku po qëndrojnë dhe ambientet e brendshme të dhomave.

Ndërkaq, Liberta ndau një video duke prezantuar komoditetet që vendi ofron. Paraprakisht, ajo paralajmëroi të gjithë ndjekësit se këto ditë pushimi do të publikojë fotografi të panumërta – dhe mirë bën!

Vendi që zgjodhën dy personalitet e televizionit është hoteli krejt i ri “Tropicana Hotel,Suites&Villas” pikërisht përpara plazhit të Parajsës.

Ne ju urojmë pushime të këndshme! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm