Edhe kjo verë ka qenë fantastike në karrierën e Ledri Vulës.
Reperi, ia doli pjesës së vështirë – mbatjes së ritmit, duke e dërguar suksesin në karrierë në një tjetër nivel.
Këngët njëra pas tjetrës në varg rezultuan hite të pakontestueshme që e bënë Ledrin, një prej artistëve më të kërkuar edhe për këtë sezonë.
Se është rekordmen, ai e vulosi mbrëmjen që lamë pas në Gjakovë.
Në Hangover Club, Ledri u rikthye për përmbylljen e verës 2018 duke stërmbushur vendin si asnjë artist tjetër.
Në një atmosferë tejet impozante, Vula performoi hitet e tij të mëdha teksa ‘Mike’ u soll bashkë me këngëtaren Elvana Gjata, e cila gjithashtu këndoi mbrëmë në Gjakovë.
Videot e mëposhtme nga eventi i mbrëmjes që lamë pas, flasin vetë më mirë se cilido përshkrim. /Prive.al