Nëna e Albert Stanajt qëndis jelek ari për Emina Çunmulajn dhe vajzën e saj!

By

Janë emra të njohur në Shtetet e Bashkuara, megjithatë rrënjët nuk i kanë harruar.

Emina Çunmulaj dhe nëna e këngëtarit të famshëm Albert Stanajt, kanë bashkëpunuar në një projekt shumë interesant dhe të bukur.

Dila nëna e Albertit ia ka punuar modeles së njohur një jelek të bukur prej ari, që është një veshje tradicionale shqiptare.

Për Eminën ajo ka punuar një dallamë prej ari, që është një veshje vështirë e realizueshme dhe kërkon shumë kohë.

Ndërsa për fotografinë e modeles me të bijën e saj Ellan është kujdesur Artan Korenica, e fotosesioni është realizuar në Bel Air.

“Dje kam punuar në një projekt me vajzën time. Ishte jashtëzakonisht speciale për mua pasi që të dyja veshëm kostumet tradicionale shqiptare “dymija e jelek” apo “dallamën”. Falënderim special shkon për Albert STANAJ dhe nënë e tij DIlan, që i dhuroi vajzës sime këtë veshje speciale”, ka shkruar Emina. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm